Qeveria ka njoftuar se bizneset që hapen më 27 prill, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30 vetëm duke zbatuar protokollet e sigurisë në punë, për mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve
Në të gjitha qytetet është zgjatur fasha orare e lëvizjes së këmbësorëve, nga 90 minuta që ka qenë është bërë 120 minuta.
Pjesë e listës, e cila është publikuar në portalin e-albania, janë kryesisht dyqane të pakicës si veshjet, këpucët, lule etj.
Po sot, qytetarët do të kenë mundësi për të lëvizur me taksi, megjithatë ashtu si kurse është paralajmëruar si dyqanet ashtu edhe taksitë do të duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e sigurisë, në të kundërtën do të ndëshkohen.
Ndërkohë në zonat e gjelbërta ka një fashë orari dedikuar vetëm pensionistëve. Për ta është menduar 6:00- 08:30 të mëngjesit, e ndërsa qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
Sa i takon makinave private të transportit, ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
Ndërsa theksojmë që në zonat me risk të lartë, makinat private lejohen të qarkullojnë pasi janë pajisur me autorizim në e- albania dhe vetëm në dy fasha orare që janë 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30.
Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 Prill 2020, jepen rregulla të reja për qytetarët dhe lëvizjen e automjeteve në zonat e gjelbërta.
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Bashkia Divjakë.


