Saturday, April 20, 2024
Home Politikë PD kërkesë KLSH-së: Të hetohen tenderat sekretë të disa ministrive, në kundërshtim...

PD kërkesë KLSH-së: Të hetohen tenderat sekretë të disa ministrive, në kundërshtim me ligjin

0
611

Pas akuzave, Partia Demokratike ia është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit për të hetuar tenderat e disa ministrive, shumica prej të cilave sekret.

Përmes një kërkese zyrtare, PD ka shprehur shqetësimin në lidhje me procedurat jo transparente për këto tendera.

Janë 17 tendera të Ministrisë së Mbrojtës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që kanë paracaktuar fituesin në blerjen e paketave ushqimore apo mjeteve mbrojtëse mjekësore anti-Covid-19.

“Të gjitha këto procedura, për aq sa janë bërë publike, provojnë paracaktimin e fituesve dhe një rritje fiktive të çmimeve të blerjes së mallrave të prokuruara. Pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratës.”- thuhet në kërkesën e PD-së.

Sipas PD-së, pjesa dërrmuese e procedurave janë klasifikuar në kundërshtim flagrant të ligjit si procedura sekret, duke eliminuar çdo minimum transparence mbi to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here