Friday, February 14, 2025
Home Aktualitet Mete dekreton ligjin që lejon ushtrimin e aktivitetit në Shqipëri të Agjencisë...

Mete dekreton ligjin që lejon ushtrimin e aktivitetit në Shqipëri të Agjencisë Franceze të Zhvillimit

0
879

Presidenti Meta ka dekretuar sot një ligj tjetër të qeverisë Rama.

Ligji në fjalë ishte një marrëveshje mes qeverisë së Francës dhe asaj të Shqipërisë për krijimin dhe ushtrimin e aktivitetit të saj në Shqipëri të Agjencisë Franceze të Zhvillimit.

DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 48/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të Proparco dhe të Expertise France në Shqipëri”.

Nr. Dekretit 11468
Tiranë, më 29.04.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here