Tuesday, February 18, 2025
Home Kronika Plagosi 50-vjeçarin për pronën në Shkodër, gjykata lë në burg autorin…

Plagosi 50-vjeçarin për pronën në Shkodër, gjykata lë në burg autorin…

0
1355

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin H.I i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të 50-vjeçarit, G.B, dy ditë më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Pala mbrojtëse ka kërkuar paligjshmërinë e arrestit si dhe masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Gjyqtarja, Kostandina Kuro, vendosi “arrest me burg”, kërkesë kjo edhe e prokurorit Astrit Halilaj.

I dyshuari nuk ka folur në seancë ndërsa më përpara në polici ka mohuar autorësine e plagosjes.

Ngjarja dyshojet se ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here