Tuesday, February 18, 2025
Home Politikë “Thonë se monizmi është në fund kur mbyll shkollat”, ish-ministri ironizon vendimin...

“Thonë se monizmi është në fund kur mbyll shkollat”, ish-ministri ironizon vendimin e Ministrisë së Arsimit

0
733

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrisë së Arsimit për shkollat dhe universitetet. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se këto janë shenja brenda një cikli politik, që sipas tij është nga monizmi në monizëm.

Duke u kthyer pas në kohë, ai thekson se fiks në semestrin e dytë të vitit shkollor 2019-2020 shkollat u mbyllën, ndërsa shton se; “Thonë se monizmi është në fund kur mbyll shkollat”.

MESAZHI I MANJANIT

Të njëjtat shenja brenda një cikli politik nga monizmi në monizëm.
Në semestrin e dytë i vitit shkollor 1990-1991 shkollat u mbyllën. Qeveria moniste e kohës vendosi të mbyllte shkollat sepse nuk përballonte dot më protestat. Na thirrën në qershor sa për të dhënë provime.
Pas 29 vitesh, fiks në semestrin e dytë të vitit shkollor 2019-2020 shkollat u mbyllën. Përsëri vendimin e merr qeveria moniste.
Thonë se monizmi është në fund kur mbyll shkollat…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here