Saturday, February 15, 2025
Home Aktualitet ”Bien thirrjet nga qytetarët”, Manastirliu dhe Brataj tek Urgjenca Kombëtare: Kush ka...

”Bien thirrjet nga qytetarët”, Manastirliu dhe Brataj tek Urgjenca Kombëtare: Kush ka pyetje, kërkesa apo ankesa të telefonojë në linjën e gjelbër

0
838

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Skënder Bratajn kanë vizituar stafin e Urgjencës Kombëtare.

Manastirliu u vu në dijeni nga stafi se tashmë thirrjet nga qytetarët kanë rënë teksa thotë se për qytetarët dhe pensionistët që kanë ankesa, pyetje apo kërkesa të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Ajo kujton se 127 është numër ekskluziv vetëm për ata që dyshojnë se kanë COVID-19.

”Keni bërë një punë shumë të mirë. 127 është numër ekskluziv nëse ke dyshime.
Më pas nëse keni pyetje keni numrin tjetër. Dhe ju ja keni dalë më së miri. është bërë punë e madhe. Do doja të bëja apel qytetarëve që nëse kanë pyetje, ankesa për barnat me rimbursim edhe pse kemi bërë fashat e orareve, madje pensionistët do të dalin çdo ditë në zonat e gjelbërta. Por ata janë më të riskuarit. Por mund të telefonojnë 0800 40 40.
Kanë rënë thirrjet e panikut.

Në raste si tërmeti apo koronavirusi duhet Urgjenca të punojë 200%, nuk dilet dot me 100% kapacitete. Edhe në këtë 1 maj dua të falenderoj të gjithë ata që sot shërbejnë. ”- tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here