Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kërkon ndërhyrje urgjente për të shpëtuar ekonominë që është drejt falimentimit, për shkak të bllokimit nga pandemia e koronavirusit.
Në një video mesazh në Facebook, Vasili propozon ngritjen e një taske force jo politike, e cila të ketë të drejtë për të marrë vendime të shpejta mbi sektorët që duhen mbështetur në ekonomi.
“Një “Dream Team” për Arkitekturen e re të Ekonomisë shqiptare pas COVID!(VIDEO). Koha nuk pret duhet: “Task force jo politike vendimmarrese” për të shpëtuar ekonominë!”,- shprehet Petrit Vasili në mesazhin e tij.
Sipas Vasilit, situata është e pazakontë dhe kërkon përgjigje ekspertësh dhe të njerëzve të aftë që të japin zgjidhje konkrete dhe të shpejta.
“Situata është e pazakontë dhe instrumentet tradionale janë të pavlefshme. Situata kërkon një përgjigje të shpejtë për greminën ekonomike ku mund të zhytemi nga çasti në çast”, shprehet nënkryetari i LSI.
Video mesazhi i plotë i Petrit Vasilit