Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Cakaj bisedon me Ministren Edtstadler për pandeminë dhe integrimin e Shqipërisë

Cakaj bisedon me Ministren Edtstadler për pandeminë dhe integrimin e Shqipërisë

0
652

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi ditën e sotme një bisedë online me Ministren federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Në një reagim në facebook, Cakaj bëri me dije se biseda u fokusua tek masat që kanë marrë dy vendet, për të mposhtur pandeminë dhe tek bashkëpunimi i tyre për të përballuar të gjithë pasojat e saj.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se diskutimi me Ministren Edtstadler u ndal edhe në përgatitjet që Shqipëria ka ndërmarrë, për të vazhduar punën e mirë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Për më tepër, Ministrja Edtstadler gjatë bisedës, shprehu edhe një herë mbështjen e plotë të Austrisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Pavarësisht COVID-19, ne kemi ruajtur vëmendjen tek prioritetet themelore në procesin e integrimit evropian”- siguroi Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here