
Njerëzit mund të duhet të jetojnë me disa kufizime për dy vite ose më shumë, për të mbajtur nën kontroll koronavirusin, sipas shkencëtarit që kryeson grupin e punës të qeverisë zvicerane lidhur me COVID-19.
“Njohuritë mbi këtë virus janë të pakta. Është e mundur që të zbulojmë karakterstika të pakëndshme që mund të komplikojnë dhe ngadalësojnë zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta”, shtoi ai.
Për t’u siguruar që sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, nuk përhapet në të gjithë komunitetin, njerëzit do të duhet të mbajnë maska, të ndjekin rregullat e higjenës dhe të mbajnë distancën sociale.