Saturday, February 15, 2025
Home Aktualitet Meta: Liria sot cënohet në forma të reja. Hesht për Dvoranin dhe...

Meta: Liria sot cënohet në forma të reja. Hesht për Dvoranin dhe grushtin e shtetit

0
699

Në ditën e Dëshmorëve është mirë të kujtojmë se liria e pavarësia nuk duhet të  mbrohen çdo ditë pasi në kohë të reja cënohen në forma të reja, nënvizoi presidenti Ilir Meta, i cili bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

“Të mos bëhemi mendjelehtë dhe ti marrim lirinë e pavarësinë si të dhëna njëherë e përgithmonë pasi nëse nuk jemi të vëmendshëm e të përqëndruar dhe vigjilentë, ato janë të cënueshme. Liria e pavarësia duhet të mbrohen çdo ditë pasi në kohë të reja cënohen dhe në forma të reja.

Kreu i shtetit tërhoqi vëmendjen dhe në edukimin e të rinjve me sakrificat që shqiptarët kanë bërë për të fituar lirinë e pavarësinë.

“Do ishte më mirë ti kushtonim më shumë vëmendje të rinjve dhe në procesin e edukimit dhe mësimdhënies. Një herë në jetë të shkojnë të vizitojnë Borovën apo vende të tjera ku të shohë e të prekë ata masakra barbare që kanë për jetuar jo vetëm burrat e gratë por dhe foshjat e të moshuarit nga masakrat cnjerëzore të pushtuesve për të kuptuar se liria e pavarësia kanë ardhur përmes një sakrifice të jashtëzakonshme” tha Meta ne një pronocim për median paraditen e sotme pas homazheve. 

Meta iu shmang pyetjeve lidhur me me vendimin që KLGJ do të marrë sot për qëndrimin në detyrë apo jo të Ardian Dvoranit.  Gjithashtu nuk iu përgjigj as pyetjes nëse do ta vazhdonte betejën kundër grushtit të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here