Presidenti Ilir Meta pasi ka kryer homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve, në kuadër të 5 Majit, vjen sërish me një mesazh drejtuar shqiptarëve.
Kreu i shtetit thekson se liria, pavarësia dhe sovraniteti duhet të mbrohen çdo ditë, sepse në kohët e reja cenohen në forma të tjera.
MESAZHI I METËS
Sot përkujtova me nderim e respekt të thellë 5 Majin, në një mënyrë krejt të veçantë, për shkak të situatës së pandemisë dhe të kufizimeve, që na kanë bërë të pamundur të shkëmbejmë nga afër përshëndetjet me veteranët dhe me familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Atdheut.
Dita e Dëshmorëve, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, na fton të mos bëhemi mendjelehtë dhe ta marrim lirinë e pavarësinë si të dhëna një herë e përgjithmonë.
LIRIA, PAVARËSIA dhe SOVRANITETI duhet të mbrohen çdo ditë, sepse në kohët e reja cenohen në forma të tjera.
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT! 🇦🇱