Sunday, February 16, 2025
Home Aktualitet Rritet kurba e infeksioneve, 17 raste të reja me Covid-19, asnjë në...

Rritet kurba e infeksioneve, 17 raste të reja me Covid-19, asnjë në Shkodër…

0
1075

E marta shënon rritje të numrit të infeksioneve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja pozitive me Covid-19.

11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID-19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19.

Dr. Albana Fico: Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID-19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here