Gjigandi farmaceutik Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech kanë filluar testimet e vaksinës kundër Covid-19 te njeriu në SHBA, sipas një deklarate nga të dyja kompanitë ditën e sotme.

Programi i këtyre kompanive për vaksinën është quajtur BNT162, shkruan CNN.

Pjesëmarrësve të studimit në Gjermani iu dhanë doza të vaksinës javën e kaluar dhe tani po zhvillohet prova në SHBA në Shkollën e Mjekësisë në NYU Grossman në New York dhe në University of Maryland School of Medicine.

Faza e dytë e programit është krijuar për të provuar sigurinë, efektivitetin dhe nivelin më të mirë të dozës për vaksinën mRNA e cila do të vlerësohet në një studim të vetëm dhe të vazhdueshëm.

Pjesëmarrësit  në fazën e parë të studimit do të jenë persona të moshës 18 deri në 55 vjeç.

LEAVE A REPLY