Bashkëpunimi ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në fushën e ushtarake po vijon përkundër situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.
Ambasada amerikane njoftoi të hënën se me më 27 prill një helikopter MH-60S, Seahawk ka kryer inspektime ushtarake në territorin tonë.
“Më 27 prill, një helikopter MH-60S “Seahawk” i Shteteve të Bashkuara nga Skuadrilja e Luftimeve në Det, zhvilloi stërvitje të armatosur dite dhe nate në Zonën e Stërvitjes Ushtarake Biza, në qendër të Shqipërisë. Ata përdorën mitralozat e kalibrit M240 7.62mm and the GAU-21.50 për të ruajtur gatishmërinë. Pavarësisht vështirësive në luftën kundër COVID-19, stërvitjet ushtarake duhet të vazhdojnë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten aleate të përkushtuara” bëri me dije Ambasadorja amerikane.