150 shkencëtarë italiane apelojnë për një testim masiv të popullsisë në vend për Covid-19

Shqetësimi i tyre është siguria e shëndetit gjatë fazës 2 të bashkëjetësës me pandeminë, për të identifikuar të infektuarit me ose pa simptoma dhe për të pasur një rrjet të dokumentuar të të prekurve nga Covid 19.

Shkencëtarët me një letër dërguar autoriteteve italiane kërkojnë një “mass testing” për të shpëtuar mijëra vende pune pas heqjes së regjimit të lockdown.

“Nëse duam që rihapja e vendit të jetë e sukseshme, shkruajnë ata, duhet të ndryshojmë kursin e punës tonë. Tani është momenti për të reaguar me një mass testing. Koha është e pakët dhe rreziku është i lartë.”

Në një studim shkencor në nivel kombëtar është analizuar se sa më shumë tampone të kryhen aq më i ulët është numri i viktimave. Aftësia për të kryer sa më shumë tampone do të ndihmonte për të kapur në kohë dhe për të shmangur krijimin e vatrave të infektimit.

150 shkencëtarët italianë apelojnë që 21 rajonet italiane të kryejnë numrin më të madh të mundshëm të tamponeve me një kosto unike prej 15 eurosh për tampon.

LEAVE A REPLY