Sunday, February 9, 2025
Home Aktualitet Shkon në 832 numri i të infektuarve me koronavirus, 2 raste të...

Shkon në 832 numri i të infektuarve me koronavirus, 2 raste të reja në Shkodër…

0
1254

Ka shkuar në 832 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 12 persona.

Siç raportoi zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, 12 rastet e reja janë në pesë bashki të vendit, ku duket se është rikthyer rreziku i virusit në Fier, me 3 raste të reja, dhe në Shkodër, me dy raste të reja.

Ndërkohë, gjatë këtyre 24 orëve, kemi shifra befasuese për Tiranën, e cila ka regjistruar vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19.

Fier 3 raste
Krujë 3 raste
Kamëz 3 raste
Shkodra 2 raste
Tirana 1 rast

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here