Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Ministrja Shahini shtyn pa afat zgjedhjet në Universitete

Ministrja Shahini shtyn pa afat zgjedhjet në Universitete

0
640

Ministria e Arsimit, Besa Shahini, shtyn zgjedhjet në Universitete. Në një njoftim në facebook, Shahi thotë se data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

Nga ana tjetër ajo thotë se, procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.

“Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here