Basha: Gjendja ekonomike në kushtet e pandemisë është dramatike, sjellja e qeverisë Rama i ka bërë njerëzit dhe më të varfër

0
564

 

Kryedemokrati Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD-së, e cilësoi të rëndë situatën në vedn pas pandemisë, Sipas tij, duke iu ferefuar FMN dhe BB, Shqipëria pritet të ketë një rënie ekonomike nga 5 deri në 7%, ndërsa tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët.

“Edhe para pandemisë njerëzit ishin të varfër. Sjellja e qeverisë Rama i ka bërë njerëzit dhe më të varfër. Ndërkohë që po e shtyn ekonominë drejt një krize të thellë ekonomike. Ky ishte shqetësimi ynë i parë pas masave për pandeminë, të merreshin masa për ekonominë. Kërkesat tona bazoheshin në një analizë realiste ku ndodhej vendi. Shqipëria në këto vite jo vetëm që nuk ka ecur me të njëjtat ritme si vendet e rajonit po ka bërë pas.
Para pak vitesh Shqipëria dhe Serbia kishin të njëjtin borxh publik, 70% e PBB, 70% e asaj që krijonin qytetarët e secilit vend në vit ishte shuma e borxhit publik në të dyja vendet. Ku jemi sot?
Sot Shqipëria vazhdon të ketë një borxh të lartë bashkë me faturat e koncesioneve që shkon në 84%, Serbia ka shkuar në 54.6%. Ka ulur borxhin, ka financuar eksportet, ka financuar teknologjinë e informacionit, ka shtuar vendet e punës. Ne vetëm gjatë këtyre 8 javëve për shkak të mungesës totale për ekonominë dhe njerëzit kemi humbur sipas tatimeve mbi 60 mijë vende pune. Shifra mund të jetë 2 herë me lartë se kaq. Kosova përmes formalizimit kryesisht ka shënuar 6 mijë vende të reja pune. Vetëm sipas tatimeve ne kemi humbur 10 herë më shumë.
Jemi në këtë situatë sepse gjatë këtyre 7 viteve buxheti i shqiptarëve, taksat e shqiptarëve nuk kanë në shkuar për të stimuluar ekonominë, eksportin, teknologjinë e informacionit, për vende punë apo për të stimuluar investimet e huaja por për një grup oligarkësh, për koncesion e PPP, që jo vetëm që nuk kanë shtuar vende pune por kanë marrë atë pak oksigjen që në kohën e pandemisë duhet të shkonte tek njerëzit në nevojë.
Deri dje thesari shënonte një shumë totale prej 13.7 mln euro të paguara për paketën e parë, 28.7 mln euro mln euro për paketën e dytë, 41.5 mln euro në total për 3 mln shqiptarë ku janë qindra mijëra të papunë dhe biznese në një stres të jashtëzakonshëm. Me TVSH ka dhënë më shumë për 2 km unazë oligarkëve tek Unaza e Re. Me TVSH shuma që u dedikua për atë projekt korruptiv është më e madhe se sa shumë që ka ndarë për shqiptarët në këto 8 javë të torturës.
Qeveria Rama nuk ka hequr dorë nga një tipar karakterizues vendosjen e interesave të një grusht oligarkësh mbi 3 mln shqiptarë. 5 veta kanë të drejtë të marrin frymë. 5 oligarkë që mbushin xhepat e Edi Ramës dhe pushtetarëve. E vetmja gjë në Shqipërinë e Edi Ramës janë koncesionet dhe PPP-të korruptive”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here