Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg autorin e plagosjes së dyfishte të ndodhur në Mamurras pak ditë më parë.
30-vjeçari Aurel Shurbi, plagosi me armë zjarri dajë dhe nip Agron Mema, 50 vjeç, dhe Klevis Leka, 30 vjeç për motive të dobëta dhe më pas u vetëdorëzua në polici.
Seanca në Gjykatën e Kurbinit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe arrestimi i tij u cilësua i ligjshëm.
Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.