Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët në selinë blu në orën 13:00.
Burimet bëjnë me dije se gjatë mbledhjes do të diskutohet për situatën e Covid-19, pasojat ekonomike që ka shkaktuar kjo pandemi, si dhe vijimi i procesit të reformës zgjedhore.
Më herët gjatë ditës së sotme, Basha ishte në terren, ku ka parë nga afër situatën e bizneseve, të cilët u rihapen pas një periudhë dy mujore.
Sipas tij, qytetarët distancimin social e kanë respektuar, por ajo që mbetet shqetësim është situata ekonomike, e cila u rëndua nga pandemia e koronavirusit.
Ai akuzoi qeverinë Rama se la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve.