“Vijat e kuqe” të kryeministrit Rama për reformën zgjedhore i komentoi ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi. Në një reagim, ai thotë se ishte Rama ai që degradoi komisionet zgjedhore.
Reagimi i Bylykbashit
Paska dale Kryeministri Rama e paska vene perseri nga ato “vijat e kuqe” për Reformën Zgjedhore. Na thoshka se nuk diskutohet qe administrata zgjedhore do jete krejtësisht jopolitke dhe se Kolegji Zgjedhor do behet vetëm me gjyqtaret qe ka përzgjedhur ai me vetingun e tij.
Flet pikërisht ai që degradoi komisionet zgjedhore ne çeta bashibozukesh politike me 30 qershor 2019. Rama na propozoka komisione me anëtare nga administrate publike si gjoja te pavarur kur ODIHR rekomandon depolitizim te administrates publike. Pa u depolitizuar administrata publike, ky propozim do të thotë kapje e komisioneve zgjedhore nga Rama. Kërkoka edhe që Kolegjin Zgjedhor ta ketë si vule në xhepin e tij për të vulosur manipulimet e administratës së kapur nga qeveria.
Rama eshte shejtani qe duhet yshtur dhe perzene nga zgjedhjet! Keshtuqe ato vijat e kuqe do te fshihen me gome si here tjeter.