Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka kaluar kufijtë me Teatrin Kombëtar
Ilir Meta: Bashkia Tiranë nuk mundet të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet për çështjet që kapërcejnë kufijtë e kompetencës që i përkasin sipas ligjit. Juridiksioni i bashkisë Tiranë për të vendosur për Teatrin Kombëtar është i kufizuar . Për një pasuri të tillë publike, pasuria duhet të qëndrojë në emër të Republikës së Shqipërisë.
Kalimi në pronësi të bashkisë Tiranë të godinave të Teatrit Kombëtar me qëllim të paracaktuar se këto godina do të prishen përbën kërcënim të drejtpërdrejtë të parimeve kushtetuese.