Kryemadhi: Teatri do mbrohet me jetët tona, Rama ta mendojë mirë kokën e tij

0
663

 

Në një intervistë për “Edicionin e Pasdites” në Syri TV, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar sulmin e qeverisë ndaj RTV Ora duke u shprehur se kryeministri Edi Rama nuk do të ndalet derisa të fusë të gjitha televizionet nën logon e ERTV.

Kryetarja e LSI ftoi gazetarët e të gjitha mediave të mblidhen dhe të reagojnë.

“Nuk ka ngelur gjë tjetër veçse vetëgjyqësi. Edhe televizionet e tjera drejt të njëjtës rruge do shkojnë derisa të vendosë logon e ERTV. Do dëshiroja shumë që të gjobiten edhe Policia e Shtetit që në një furgon lëvizin disa efektivë. A do të mbyllen aktivitetet e qendrave tregtare ku njerëzit janë si sardele? Janë dy standarte.

Ai do të bëhet prezent edhe në jetën e medias dhe gazetarëve. Nuk ka rrugë tjetër, ta rrëzojmë. Ti bëjmë rezistencë”, tha Kryemadhi.

Sa i përket çështjes së Teatrit, Kryemadhi u shpreh se godina është e mbrojtur me ligj dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të mos ndërmarrë asnjë veprim që mund të ketë pasoja të rënda.

“Godina e Teatrit Kombëtar është e mbrojtur me ligj. Këtu kemi një grup hajdutësh që duan të vjedhin një pronë publike. Nëse do ju vinte hajduti në shtëpi, do e godisni? Do e denonconi? Në rastin tonë hajduti është policia, është prokuroria.

Nëse në atë shesh do të ketë një pikë gjaku, është shumë e thjeshtë. Të mos i shkojë në mendje të çojë as civilë e as të veshur. Nëse ai do të sjellë fadromat ai do të ketë përballë kush është dezhurn. Mund të jetë Monika Kryemadhi, mund të jetë Lulzim Basha, mund të jetë dikush tjetër”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI u shpreh se sot, do të jetë ajo në dezhurn për gjatë gjithë natës në ambjentet e Teatrit Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here