Plagosja në Laç/ Identifikohet autori, policia jep detaje…

0
971

 

Policia e Kurbinit reagon për plagosjen me armë zjarri në Laç. Policia njofton se 27-vjeçari Zef Marku ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Ndërkohë, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Plagosi me armë zjarri një 27 vjeçar në Laç, Policia në kohë reale identifikoi autorin

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Rreth orës 17:45, në qytetin e Laçit, si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here