Aktori Neritan Liçaj tha për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora se akt ekspertimi për Teatrin Kombëtar është bërë me dokumente të falsifikuar. Për këtë, Liçaj tha se do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori.
Neritan Liçaj: Kur kanë bërë akt ekspertimin në 2018 edhe ai ka qenë një falsifikim, sepse ne e kemi zbuluar me fakte që 3 nga ata personat që e kanë firmosur nuk kanë licencë. Të gjithë të tjerët janë njerëz të qeverisë. Këta nuk ndalen këtu, këta venë e bëjnë akt ekspertimit tani. Ku kanë ardhur këta të bëjnë akt ekspertimin, këta të gënjejnë ditën për diell dhe sigurisht për këtë do të ketë ndjekje penale sepse kanë falsifikuar dokument. Do shkojmë në prokurori pas pak për bërë kallëzim penal për falsifikim dokumenti, shfrytëzim posti etj. Është një shtet po detyron njerëzit që po nuk falsifikoni dokumentet do t’ju pushojmë nga puna.