Sunday, February 9, 2025
Home Aktualitet Rriten rastet me COVID-19, Manastirliu paralajmëron hapa pas: Do të ngremë frenat...

Rriten rastet me COVID-19, Manastirliu paralajmëron hapa pas: Do të ngremë frenat e emergjencës

0
1180

Jemi në një fazë të lehtësimit të masave, por ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paralajmëron hapa pas.

“Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka”, tha Manastirliu.

Duke deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbështet planin e hapjes dhe lehtësimin e masave, Manastirliu deklaroi se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, sipas skenarëve, mund të përdoren frenat e emergjencës.

“Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes. E kemi të gjitha në dorë nëse do të vijojmë me planin e lehtësimit të masave apo do të na duhet të ngremë frenat e emergjencës”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here