Teatri/ Presidenti Meta: Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale

0
690

 

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të tretë pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për të shembur Teatrin Kombëtar.

Kreu i Shtetit thekson se ky është një provokim mjaft serioz për paqen sociale në vend, i barasvlefshëm si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Mesazhi i plotë i Metës:

Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar.

Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta. 15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër! Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit! 🇦🇱🇪🇺

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here