Firmoset dekreti, Italia hap kufijtë me 3 qershor

0
1433

 

ITALI

Që prej datës 4 maj Italia një nga shtetet më të prekura në botë nga koronavirusi kaloi në fazën e dytë duke rihapur shumë industri dhe miliona italiane iu rikthyen punës.

Ndërsa më 18 maj të hënën që vjen Italia do të bëj një tjetër hap para të fazës së dytë duke rihapur pakukeritë, berberët, palestrat, plazhet dhe pjesën tjetër të dyqanve që kishin mbetur të mbyllura por gjithcka duhet të jetë sipas protokolleve të shëndetësisë botërore, duke ruajtur distacat prej 1 metri.

Dekreti përcakton një kuadër normativ kombëtar masash që hyjnë në zbatim nga data 18 maj deri më 31 korrik 2020 e që me anë të urdhëresave shtetërore, rajonale e komunale vendosin rregullimin e lëvizjes së personave fizik si dhe mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve tregtare, prodhuese e sociale.

Prej datës 18 maj e deri më 2 qershor 2020 lejohet lëvizja e lirë nga një komunë në tjetrën brenda të njëjtit rajon, e ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete publike e private nga një rajon në tjetrin.

Prej datës 3 qershor 2020 do të lejohet lëvizja e lirë në të gjithë territorin kombëtar e limitimet mund të kryhen vetëm nga urdhëresa rajonale në varësi të rrezikut epidemik i pranishëm në këto zona.

Gjithashtu prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.

Dekreti i ri qeverisë italiane konfirmon ndalimin e lëvizjes për personat në regjim karantinimi deri sa strukturat shtetërore të vërtetojnë shërimin e tij nga Covid-19.

Do të vazhdoj të jetë i ndaluar grumbullimi i njerëzve në vende publike e të hapura.

Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social.

Prej datës 18 maj do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat.

Qeveritë lokale kanë për detyrë të monitorojnë çdo ditë ecurinë e kurbës së pandemisë e të raportojnë të dhënat në Ministrinë e Shëndetësisë e në Institutin e Shëndetit Publik.

Për shkelje të rregullave të këtij dekreti do të aplikohet gjoba nga 400 euro në 3000 euro e në raste se individ ndalet duke udhëtuar me automjetin e tij gjoba do të rritet me 1/3 më shumë.

Në rast shkelje nga ana e aktiviteteve tregtare e prodhuese masa administrative parashikon mbylljen e aktivitetit nga 5 deri në 30 ditë, së bashku me gjobën përkatëse.

Në 24 orët e fundit numri i viktimave në Itali është rritur me 242 më shumë duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 31 610.

Janë regjistruar 789 raste pozitive duke e çuar numrin total të të infektuarve në 223 885.

E të infektuarit aktual pozitiv me Covid-19 janë reduktuar në 72 070.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here