Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në “Facebook” pamje nga pesë qendrat e reja shëndetësore në Shkodër.
Sipas Manastirliut, këto qendra ishin shkatërruar dhe lënë në harresë prej dekadash, ndërsa gjatë vitit të fundit janë rehabilituar.
“Të shkatërruara e të lëna në harresë prej dekadash, ja si kanë ndryshuar qendrat shëndetësore në qarkun e Shkodrës, të rehabilituara gjatë vitit të fundit! #PUNANUKNDALET për #ShëndetësinëQëDuam”, shkruan Manastirliu.