Monday, February 10, 2025
Home Aktualitet Lajme të mira për lëvizjen, Rama: zgjatet fasha orare në zonat e...

Lajme të mira për lëvizjen, Rama: zgjatet fasha orare në zonat e kuqe. Hiqen autorizimet

0
2539

Nga dita e nesërme të tjera rregulla hyjnë në fuqi sa i përket lëvizjes së makinave dhe qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të hiqen autorizimet për këmbësorët dhe automjetet gjatë javës. Ndërsa fundjava do të jetë sërish pa makina.

Një tjetër rregull që do të ndryshojë nga dita e nesërme është edhe lejimi i të ftuarve në studiot televizive, por me kushtin që të qëndrojnë 2 metër larg njëri-tjetrit.

“Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove TV për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri”, shkruan Rama në Facebook.

Rama bëri të ditur se në zonat e gjelbra hiqet krejtësisht fasha e orareve, ndërsa në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

Fieri kthehet në zonë e gjelbër.

Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta.

Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00.

Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës – fundjava do të jetë përsëri pa makina.

Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjetevenë zonat e kuqe.

Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove TV për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri.

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here