Sot është një nga ditët më të dhimbshme për shumë aktorë shqiptarë. Shembja e Teatrit Kombëtar nisi në orën 4:30 të mëngjesit, një orë para se të lejohej lëvizja e qytetarëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Disa prej artistëve dhe aktivistëve janë dëguar në komisariat pasi bënë rezistencë kundër prishjes së teatrit.
Një akt të tillë e kanë dënuar shumë artistë shqiptarë të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.
Një ndër ta ka qenë edhe aktori Florjan Binaj i cili shprehet se kjo ditë është një nga ditët më të trishta të jetës së tij.
Florjan Binaj: Një nga ditët më të trishtuara të jetës time.
“Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time…Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shëmbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetarēt mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shëmbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E turpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin…”