Aktoret e teatrit “Migjeni” kane protestuar sot per shembjen e teatrit Kombetar.
Drejtoresha e teatrit, Rita Gjeka: Ngjarja e djeshme ishte nje thike pas shpine. Nje komb pa teater asht i destinuar te jete I shkelur. Nje dite shembin teatrin , nje dite rrahin femijet dhe vazhdojne me duru. Trupa e teatrit “Migjeni” eshte ne moshe shume te re dhe ka nevoje per shprese. Une qe jam me vjetra çfare shprerese mund t’i jap atyre per te ardhur dhe per te punuar ne teater. Gjithmone kam thene qe jane fjale, por qe te behen vepra prej nje artisti nuk e prisja. Eshte njesoj sikur kane shembur kishat , sepse ato e kane forcen me shemb kishat dhe xhamiat.
Do zoti sa me shpejt kjo shprese te zgjohet sepse kemi nevoje te gjithe per shprese.
Populli duhet te thoje fjalen e tij , poshte diktatura , spse kjo eshte diktature.
Nuk kam asnje mesazh per Ramen, nuk gjej asnje fjale per te.