Policia bën bilancin e arrestimeve dhe gjobitjeve të protestuesve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar diten e djeshme.
Bëhet fjalë për arrestimin e 7 protestuesve nga 64 të shoqëruar, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë. Nga këta 36 persona janë gjobitur dhe 21 të tjera janë proceduar në gjëndje të lirë.
Te arrestuarit- Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 7 shtetas:
B. A., 38 vjeç;
K. Q., 37 vjeç;
S. N., 35 vjeç;
R. L., 35 vjeç;
E. M., 33 vjeç,
B. T., 30 vjeç;
E. Xh., 33 vjeç.
Ndërkohë policia thotë se janë lënduar edhe 7 policë por nuk jep asnjë raportim nëse ka pasur të lënduar mes protestuesve, duke pasur parasysh që pamjet e filmuara kanë treguar që policia ndaj protestuesve është ushtruar dhunë.
Aleaca ka paralajmeruar nje tjeter protestë sot dhe policia kujton se këto grumbullime janë në kundërshtim të plotë me ligjin
“Policia e Shtetit apelon për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit.”