Shkodër/ Dërgohen në ISHP 21 mostra, ja si paraqitet situata nga Covid-19…

0
1569

 

Informacion PërmbledhësInformacion Përmbledhës
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 18 05.2020.
1. Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkodër edhe për 24 orët e fundit vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejt normalizimit të plotë. • Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ të gjitha mostrat e marra dje. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve vijon të ngelet në 116  Covid-19. • Jane marre 21 mostra sot dhe janë dërguar në ISHP, në Tr.• Nga NJVKSH në të gjitha bashkitë në bashkëpunim me DAR dhe drejtoritë e 31 shkollave të mesme në të gjithë Qarkun janë marrë masat për dezinfektimin dhe kontrollin e zbatimit të masave mbrojtëse dhe respektimit të distancave për të gjitha maturat që do të vijojnë procesi mësimor.• Vijon  dezinfektimi në Bashkinë Shkoder dhe Plazhin Velipojë.a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja Covid – 19 në dy bashkitë, Pukë dhe Fushë Arrëz. Vijon trajnimi online për mjeke dhe infermierët të cilët do të mbulojnë me shërbim provimet e maturanteve, ndëkohe qe nga DAR janë marrë masat për përgatitjen e provimeve të maturantëve në shkollat e mesme të dy bashkive. Vijojne kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në  subjektet e sherbimit tregtar. ku nuk u konstatuan probleme.b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptare qe duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, sot kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit 45 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuqe, as të Malësisë së Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse për ndjekjen e vetëkarantinimit në shtëpitë e tyre. Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.
2. Nga  Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 49 vizita te urgjences, nuk ka raste te dyshuara për covid-19.
3. Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut qe është në parametrat normal  dhe të qendrueshëm.

4. Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here