Ambasadorja e SHBA Yuri Kim me anë të një statusi në Twitter shprehet se ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo.
Yuri Kim shprehet në mesazhin e saj se vettungu duhet të përshpejtohet, ndërsa shton se reforma në drejtësi duhet dërguar përpara.
Postimi i ambasadores së SHBA Yuri Kim:
Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre.
Ne u pajtuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!