Pamjet e këtyre banderolave do të jenë mesazhet që aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të shpalosin sot kundër qeverisë në protestën që do të nisë në orën 17:30.
Siç shihet dhe nga fotot shihet se aktivistët kanë rrethuar kangjellat metalike të vendosura nga policia me shiritin e verdhë, që vendoset në një skenë krimi, për të ironizuar kështu edhe qeverinë me vendimin për shembjen e godinës së teatrit. Po ashtu në një foto është fiksuar momenti i arrestimit të aktorit Neritan Liço, dhe poshtë tij ish-ministri i Brendshëm Samir Tahiri.