Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Operacion antidrogë në të gjithë Shqipërinë, shoqërohen disa persona në Shkodër

Operacion antidrogë në të gjithë Shqipërinë, shoqërohen disa persona në Shkodër

0
1316

Policia është duke kryer një operacion antidroge në gjithë Shqipërinë dhe deri më tani janë shoqëruar 30 persona, kryesisht ata që kanë qenë më parë të skeduar nga policia për kultivimin e kanabisit.

Hetimet kanë filluar prej më shumë se 1 viti dhe se janë bërë shoqërime në Tiranë, Shkodër e Kukës për kultivim kanabisi, por kontrolle ka dhe në Berat, Korçë, Gjirokastër, Fier, Vlorë.

Operacioni po zhvillohet me bashkëpunim me prokuroritë e rretheve.

Deri më tani nuk ka detaje lidhur me identitetin e personave që janë shoqëruar nga policia, ndërsa burime bëjnë me dije se aksioni është ende në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here