Protesta për Teatrin/ Liçaj thirrje shqiptarëve: Të mos mendojmë deri te pragu i shtëpisë, sheshi i Teatrit ishte sheshi i lirisë

0
606

 

Protestën e sotme pranë Ministrisë së Brendshme e nisi aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj.

Gjatë fjalës së tij, aktori i bëri thirrje shqiptarëve që të shikojnë edhe përtej shtëpisë së tyre.

“Ka qenë njlë çështje shumë qytetare, shumë patriotike, shumë paqësore. Ne e quam sheshi i Lirisë sepse shikonim njëri-tjetrin në sy dhe ia thonim njëri-tjetrit të vërtetat në sy.

Sinqerisht, mënyrë më paqësore se të kërkosh drejtësi përmes institucioneve, nuk ka. Teatri është një ndër institucionet më të shenjta të këtij vendi dhe kjo drejtësi ti japë drejtësi atij teatri të pushkatuar.

I bëj thirrje çdo shqiptari që të mos mendoj deri te pragu i shtëpisë së vetë sepse aty nuk mbaron bota shqiptare, aty fillon. Çdo gjë që ka të bëjë me këtë vend ka të bëjë edhe mua, edhe me ty. Ka të bëjë me të ardhmen, me atë që do mbjellim nesër”, tha Liçaj në fjalën e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here