Pasagjerët e avionëve do të duhet të veshin maska për fytyrën gjatë të gjitha udhëtimit të tyre, ato do të vlerësohen në stendat e intervistave nëse tregojnë shenja të Covid-19, dhe do të duhet t’u thonë lamtumirë të dashurve jashtë aeroportit, sipas udhëzimeve të lëshuara nga Organi i sigurisë ajrore të BE-së.

Udhëzimet e lëshuara për aeroportet dhe linjat ajrore gjithashtu përfshijnë: kufizime në bagazhet e duarve, rezervimin e një tualeti në bord për ekuipazhin e kabinës dhe asnjë shërbim ushqimesh në kabinë dhe as duty free.

Agjensia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) publikoi 28-faqe udhëzimesh që do të ndryshojnë rrënjësisht përvojën e fluturimit, përfshirë masat për distancimin fizik.

Linjat ajrore dhe aeroportet ka të ngjarë të miratojnë shumë udhëzime, të cilat përfshijnë çdo fazë të procesit të udhëtimit ajror.

Mbërritja dhe check-in

Kushdo që zhvillon simptoma pas prenotimit, ose ka qenë në kontakt me dikë që vuan nga Covid-19, nuk duhet të paraqitet në fluturim.

Pasagjerët nuk duhet të presin një lamtumirë të dashur me të afërmit në terminal. Me pak përjashtime, askush që nuk udhëton ose nuk punon atje nuk do të lejohet brenda.

Ata që udhëtojnë pritet të marrin masa paraprake siç janë larja e duarve dhe përdorimi i maskave, me përjashtime për fëmijët nën gjashtë vjeç dhe personat me një arsye mjekësore.

EASA gjithashtu rekomandon “përdorimin e pecetave”, siç është mbulimi i fytyrës kur teshtini. Ata që nuk respektojnë rregullat, mund të nxirren nga aeroporti dhe të pësojnë dënime të mëtejshme nga autoritetet lokale.

Distanca fizike përcaktohet si 1.5 metër.

Në bord

Avioni duhet të dezinfektohet plotësisht ndërmjet fluturimeve. EASA ka kërkuar nga linjat ajrore të instalojnë filtra më të mirë ajri për të pastruar ajrin në kabinë, por të gjithë, pasagjerët dhe ekuipazhi, pritet të veshin maska.

Mbërritja dhe bagazhet

Ekzaminimi termik mund të aplikohet në aeroportin e mbërritjes dhe linjat ajrore duhet t’u japin autoriteteve të shëndetit publik një “kartelë për gjetjen e pasagjerëve” nëse kërkohet për qëllime të gjurmimit të kontaktit.

Pas marrjes së bagazheve, udhëtarëve do t’u thuhet që të largohen nga aeroporti sa më shpejt që të jetë e mundur. Takimi dhe përshëndetja nuk do të lejohen në pjesën më të madhe.

 

LEAVE A REPLY