Saturday, February 8, 2025
Home Aktualitet Situata pas shembjes së Teatrit, Presidenti Meta thërret në takim opozitën e...

Situata pas shembjes së Teatrit, Presidenti Meta thërret në takim opozitën e bashkuar

0
590

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një takim opozitën e bashkuar.

Takimi do të zhvillohet sot në Pallatin e Brigadave në orën 9:00.

Në takim do të jetë Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Mësohet se në qendër të diskutimeve do të jetë situata e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Presidenti Ilir Meta ka dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si akt barbar dhe shkombëtarizues.

Nga ana tjetër edhe opozita ka deklaruar se do të jetë në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe do të mbështesë çdo protestë qytetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here