Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Tre emrat që kanë radhën për të deklaruar pasurinë, OFL u dërgon...

Tre emrat që kanë radhën për të deklaruar pasurinë, OFL u dërgon formularin në shtëpi

0
1177

Formulari i vetëdeklarimit të pasurisë i ka shkuar me shkrim tre banorëve të Tranës të dënuar për vjedhje me armë, vjedhje me dhunë dhe shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.

Ata jane

Dorian Lecit,  banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

Taulan Neçajt  banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, “Kundërshtim i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Shkatërrim prone”;

Maliq Ibrahimajt, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here