Ambasadorja e SHBA Yuri Kim mesazh klasës politike: Lini lojrat, nuk ka pazar me Reformën në Drejtës

0
562

 

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dha një deklaratë sot për mediat ku i bëri thirrje politikës shqiptare të mos bëjë pazare me Reformën në Drejtësi dhe me Reformën Zgjedhore.

“SHBA duan të njëjtën gjë që do populli shqiptar, – tha znj. Kim. –  Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë dhe i aftë i SHBA-së dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes evropiane. Nuk mund ta keni këtë pa Reformë Zgjedhore, nuk mund ta keni këtë pa Reformën në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë diçka për t’u bërë pazar. Janë domosdoshmëri.

Ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra dhe të realizohet Reforma në Drejtësi, të realizohet Reforma Zgjedhore, siç drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njesoj si SHBA dhe populli shqiptar presin.”

Ambasadorja Yuri Kim foli për mediat gjatë vizite zyrtare në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here