Asnjë rast i ri me Covid-19, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës…

0
779

 

Informacion PërmbledhesInformacion Përmbledhes
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 22. 05.2020.

1. Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut Shkoder për 24 oret e fundit vazhdon të jetë e qëndrueshme. • Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, nga  9 mostrat e marra dje nuk rezulton asnjë rast pozitiv, të gjitha negativ.• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve covid-19, vijon të jetë 117, prej të cilevë janë shëruar mbi 90 % e te infektuarve.• Aktualisht jane 8 persona (prej te cilëve 6 në shtepi dhe 2 të shtruar në spital në Tr) të cilët vazhdojne te kurohen dhe janë ne gjendje të mirë shendetësore • Sot janë marrë 16 mostra, janë dërguar në ISHP në Tr.• Nga NJVKSH në bashkite Shkodër dhe Vau Dejës në bashkëpunim me DAR dhe drejtoritë e 32 shkollave të mesme, vijojnë masat për dezinfektimin dhe kontrollin e zbatimit të masave mbrojtese dhe respektimit të distancave për të gjithë maturantet dhe personelin mësimor.• Nga NJVKSH dhe ISHSH janë ngritur dy grupe pune të cilët po monitorojnë veprimtarinë e procesit mesimor ne 32 Shkollat, në të cilët janë dislokuar edhe personel doktor dhe infermier- sanitar n çdo shkolle të mesme• Vijon  dezinSektimi në Bashkinë Shkoder dhe Plazhin Velipojë.
a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 në dy bashkitë, Puke dhe Fushë Arrëz. Vijon trajnimi online për mjeke dhe infermier të cilët do të mbulojne me sherbim provimet e maturanteve, ndërkohe që nga DAR janë marrë masat për mbarëvajtjen e mesimit të maturantëve në 5 shkollat e mesme të dy bashkive. Vijojnë kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në  subjektet e sherbimit tregtar. ku nuk u konstatuan probleme.
b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët për vetkarantinimin që jane futur ne terrritorin e RSH, kanë hyrë rreth 15 persona të cilët do të vetëkarantinohen në shtëpite e tyre te cilet po monitorohen nga NJVKSH prane banesave te tyre.
2. Nga  Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 71 vizita te urgjences, nuk ka raste te dyshuara për covid-19 .

3. Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut qe është në parametrat normal  dhe të qendrueshëm.
4. Sot nga ana e bashkive janë mbështetur me pako ushqimore familjet si më poshtë:1. Bashkia Shkodër, 20 familje me pako ushqimore (Donacion nga Fondacioni MIRESIA).2. Bashkia Vau Dejës,  98 familje me pako ushqimore.3. Bashkia Malësi e Madhe,  70 familje me pako ushqimore.
5. Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z.Besfort Lamallari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here