Presidenti Meta: Diktatura ka trokitur, mos e merrni me shaka!

0
546

  

Presidenti, Ilir Meta, thotë se nuk mendon një kthim në LSI dhe as krijimin e ndonjë partie tjetër sikundër edhe ka deklaruar Kryeministri Rama.

Ilir Meta: Të jeni të qetë nuk kam ndërmend të bëj parti por do të mbështes çdo lëvizje qytetare që është për demokraci dhe të drejtën e njeriut dhe dënon dhunën kriminale ndaj kolegut tuaj Alfred Lelës, qytetar shqiptar dhe amerikan, që dënon çiften e atij bandidit mbi kokën e atij studentit. Në vend që të merren me çuna problematikë, kuptohet që do të merren me artistë.

Por Meta nuk përjashton një lëvizje të cilën preferon ta quajë Fronti për Demokraci, pasi siç deklaron ai diktatura ka trokitur dhe nuk duhet marrë me shaka.

Ilir Meta: Më vjen keq që e bëni këtë pyetje. Presidenti Meta është këtu si President i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë ndonjë parti dhe asgjë tjetër. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fronti për demokracinë fillon me përfundimin e reformës zgjedhore sa më shpejt, zgjedhje të lira dhe të ndershme për çdo shqiptar dhe të gjithë janë të mirëpritur. Por që ka nevojë për një front për demokraci patjetër, diktatura ka trokitur. Mos e merrni me shaka dhe të gjithë duhet të zgjidhen dhe mbrojnë të drejtat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here