Saturday, February 8, 2025
Home Politikë Fiter Bajrami/ Kryemadhi uron besimtarët: Kjo ditë na dhëntë urtësinë për të...

Fiter Bajrami/ Kryemadhi uron besimtarët: Kjo ditë na dhëntë urtësinë për të reflektuar dhe forcën për t’u ngritur!

0
967

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Kryemadhi shkruan në “Facebook” se në këtë ditë bashkon lutjet me të gjithë besimtarët, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare.

“Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!
Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë. Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët 🇦🇱”, shkruan Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here