Nga e hëna ekipi i Vllaznisë rifillon stërvitjen për startin e Superligës…

0
2285

KF Vllaznia ka njoftuar rifillimin e stervitjes qe nga e dita e hene per ekipin e pare, ne kuader te pergatitjeve per startin e Superliges.

KF Vllaznia sh.a. njofton rifillimin e stërvitjes së ekipit të parë, ditën e hënë në ora 09.00, në kuadër të përgatitjeve për startin e Superligës.
Duke qenë vazhdimisht në krah dhe në mbrojtje të interesave të futbollistëve, dhe stafit tekniko- sportiv të Vllaznisë, është gjetur mirëkuptimi për zgjdhjen e çështjeve të cilat janë bërë publike këto ditë.
Bashkia e Shkodrës, Klubi, stafi tekniko- sportiv dhe mbështetës, futbollistët do të jenë të përqendruar maksimalisht në arritjen e parametrave sa më optimalë për rifillimin e Superligës me synim paraqitjen sa më të mirë të mundshme në të dy kompeticionet ku Vllaznia vazhdon të jetë në garë: Kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.
KF Vllaznia sh.a., siguron opinionin futbolldashës dhe tifozët e mrekullueshëm kuqeblu, se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për krijimin e kushteve për të synuar arritjen e objektivave të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here