Tuesday, February 18, 2025
Home Kronika Bleona Mata dhe dy mitur të tjerë shqiptarë në faqen botërore për...

Bleona Mata dhe dy mitur të tjerë shqiptarë në faqen botërore për fëmijët e zhdukur, ja çfarë shkruhet

0
1304

 

Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Në portalin botëror për fëmijët e zhdukur, Global Missing Children’s, mes rasteve të shumta të fëmijëve, që ende rezultojnë të zhdukur, janë edhe tre shqiptarë.

Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2010. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.

Bleona Mata

“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.

Julian Cela

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Mateo Bejaj

Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here