
Një 46-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë ndaj bashkëshortes së tij 40 vjeç dhe më pas e ka goditur me thikë në krah dhe kraharor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10:00 të mëngjesit në provincën Varese të Italisë.
Sipas mediave të shtetit fqinj, në momentin që ka ndodhur ngjarja, çifti ndodhej në automjet dhe bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
Për fat të mirë, 3 persona që ndodheshin aty pranë ndërhynë duke ndalur sulmet e tij ndaj bashkëshortes.
Gruaja e cila kishte marrë disa plagë të rënda dhe i është nënshtruar operacionit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 46 vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.