Kryetari i PD Lulzim Basha vijon takimet e tij me bizneset në Tiranë.
Përmes një video mesazhi në Facebook, Basha bëri të ditur se sot kryente takime me bizneset dhe sipërmarrjet në zonën administrative nr.5.
Basha tha se nga ajo që shikonte deri më tani, në këtë dendësia e njerëzve dhe makinave ishte e madhe por se numri i personave që futen në dyqane është shumë i vogël. Madje edhe në ato 2-3 lokale të hapura numri i klientëve që po pinin ishte më ulët se zakonisht.
Sipas tij, qeveria i ka braktisur bizneset dhe i ka lënë në mëshirë të fatit sepse paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për ta por për disa oligarkë. Kjo është arsyeja thotë Basha, se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e rënda në rajon.