Shkodër, Covid-19/ Dërgohen në ISHP 20 mostra të marra në një fabrikë

0
993

 

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.26. 05.2020.

1. Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 oret e fundit, vazhdon të jetë e qëndrueshme. • Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, nga 18 mostrat e marra me dt. 25 Maj rezultojne te gjitha negativ.• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve covid-19, vijon të jetë 120.• Aktualisht janë 12 persona (prej të cilëve 10 në shtepi dhe 2 të shtruar në spital në Tr) të cilët vazhdojnë të kurohen dhe janë në gjendje të mirë shendetësore.• Vazhdon të ndiqet procesi mesimor nga NJVKSH në të gjitha shkollat e mesme në 5 bashkitë e Qarkut Shkoder, duke zbatuar rregullat e distancimit dhe kontrollit mjeksor. • Sot janë marrë 20 mostra në një fabrikë dhe janë dërguar në ISHP në Tr.
a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 në dy bashkitë, Pukë dhe Fushë Arrëz. Kane vijuar kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në 7 subjektet e sherbimit tregtar, ku nuk u konstatuan probleme.
b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.Nuk ka raste te reja covid-19. Nr recetave mbi moshen 65 vjec-159, prej te cilave 32 te derguara ne shtepi.Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët për shtetasit që jane futur ne terrritorin e RSH, po vetëkarantinohen në shtëpite e tyre, rreth 15 persona të cilet po monitorohen nga NJVKSH, nuk paraqesin probleme shendetesore. Në zbatim të Urdhërit të përbashket për vetkarantinimin, sot kanë hyrë në pikën e kalimit kufitare të Hanit të Hotit, rreth 30 persona të cilët do karantinohen pranë shtepive të tyre, nuk janë banoëe të Malësi e Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse për ndjekjen e vetkarantinimin e tyre.
2. Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 63 pacientë. Dyshohet për një rast covid – 19 të cilit ju mor mostra dhe është dërguar në ISHP.
3. Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e subjekteve të cilet nuk janë lejuar të hapen në këtë fundjave sipas urdherit te KM. Aktualisht situata e rendit në të gjithë territorin e Qarkut është në parametrat normal  dhe të qendrueshëm.
4. Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.26 Maj 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet si më poshtë:• B Shkoder janë mbështetur 15 familje me pako ushqimore nga Fondacioni MIQESIA.• B.Vau Dejes, janë mbështetur 81  familje me pako ushqimore falas .• B.M.Madhe, 159 familje me pako te rimbursueshme mjekesore.
5. Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here